SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Operacioni policor “Teksas” çon në pranga një 43 vjeçar.5 procedohen penalisht

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Teksas”. Kishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihet në pranga 43-vjeçari. Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Burimet policore vune ne dukje se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teksas”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi B. H., në lagjen nr.4, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur poker me çipsa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, si dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: