SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: PANAIRI XI MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE MIQËSORE ME MJEDISIN, “SARANDA 2023” 17-20 Gusht.

Edicioni i ri i eventit PANAIRI XI MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE MIQËSORE ME MJEDISIN, “SARANDA 2023” do të organizohet në Sarandë përgjatë katër ditëveË 17-20 Gusht 2023.

Eventi organizohet si gjithmonë nga Qendra Agjencia AJMMI me mbështetjen tradicionale të Bashkisë Sarandë.Sipoas burimeve të AJMMI=t qëllimi i këtij eventi është nxitja e turizmit kulturor dhe promovimi shumëdimensional i Sarandës jo vetëm si nje destinacion turistik i preferuar por edhe si qytet i Panaireve verore; i gjallerimit te jetes kulturore ekonomie e sociale dhe zgjerimni e aseteve  te promovuara dhe ofertuara  per  banoret, vizitoret, turistet vendas dhe te huaj.

Burime të AJMMI-t vunë në dukje se Presidenti i Panairit është kryebashkiaku i Sarandës Oltion ÇAÇI. Eventi i mësipërm i Panairit mbarëkombëtar gjatë përfshin një punë disa mujore që kulmon pikërisht më 17, 18, 19 dhe 20 Gusht 2023 në Shëtitoren e restauruar “Naim Frashëri” buzë detit, që ështl edhe zemra e eventeve turistike dhe panaireve në qytetin bregdetar.

Veprimtaria mbarëkombëtare prej 11 vitesh përfshihet në kalendarin e eventeve kulturore të Bashkisë Sarandë dhe të Ministrisë së Kulturës.

AJMMI tha se në këtë Panair parashikohet pjesëmarrja e rreth 100 subjekteve të artiozanatit tradicional të dorës nga një hapësirë gjeografike e gjerë duke përfshirël Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj,.

Gjatë Panairit zhvillohet edhe një ceremoni e vlerësimit të artizanëve në prurjet në fushën e artit të kulturës materiale popullore.

Fitues i Çmimit të parë në Panairin e 10-të jubilar të vitit 2022 ishte “Atelje LIZETA”, Gjirokastër./

Nëpërmjet PORTALIT SARANDANEWS.AL dhe në mediat e saj sociale e më gjerë AJMMI bëri të ditur sot edhe Njkioftimin e posaçëm të ineresit për Subjektet e interesuara për Eventin.

NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI: PANAIRI XI KOMBETAR “SARANDA 2023”:

Organizohet më 17-18-19 -20.Gusht 2023 në Sarandë

Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) njofon të gjithë të interesuarit , se Edicioni i 11-t i Eventit PANAIRI XI KOMBETAR “SARANDA 2023” i Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë; organizohet si gjithmonë në Sarandë, nga data 17-18-19-20 Gusht 2023.

-Janë të lutur të gjitha subjektet pjesëmarrëse që për hollësira lidhur me kriteret e paraqitjes së tyr në pavionet e këtij Panairi , të ndjekin në vijim faqet zyrtare të AJMMI-t(www. ajmmi.com) dhe ne FB : Agjency AJMMI si dhe të kontaktojnë nga sot e në vijim në mënyrë përiodike me tel. e STAFIT: 069 267 1914 / 060 223 5026/ 069 249 1412/

Çdo pjesëmarrës duhet të njihet paraprakaisht me “Rregulloren e Panairit” e cila mund shkarkohet në adresat: www.ajmmi.com dhe FB Agency AJMMI

–Për subjektet nga Kosova, Maqedonis e Veirut dhe Mali i Zi, me prefiksin përkatë : 00355-….

-Ju Faleminderit dhe jeni te Mirëseardhur në SARANDË!

Qendra AGJENCIA AJMMI-SARANDË. /sarandaNews.al///

error: