SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Pas konfliktit verbal dhe fizik me një 36-vjeçare, nis procedimi penal për tre familjarë

Pas një konflikti verbal dhe fizik me një 36-vjeçare në Sarandë, ka nisur procedimi penal për tre familjarë.

Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për çiftin e bashkëshortëve A. D., 52 vjeç, H. D., 43 vjeçe, si dhe për djalin e tyre të mitur, 17 vjeç, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasja E. N., 36 vjeçe, banuese në Sarandë, se këta shtetas, për motive të dobëta, janë konfliktuar verbalish dhe fizikisht me të.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.///

error: