SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Pas protestës së djeshme për çmimet, procedohen penalisht 23 persona.

Pas protestës së të enjtes në mbrëmje ne sheshin “Nënë Tereza” të Sarandes, për rritjen e çmimeve, sot policia ka proceduar penalisht 23 persona.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit L. B.,28 vjeç, F. I., 32 vjeç, K. L.,25 vjeç, D. I., 26 vjeç, V. B., 47 vjeç, E. N., 23 vjeç, H. M., 27 vjeç, E. V., 36 vjeç, T. V., 34 vjeç, E. D., 35 vjeç, E. V., 25 vjeç, G. T., 19 vjeç, I. H., 25 vjeç, G. B., 50 vjeç, A. Ç., 39 vjeç, K. Z. 36 vjeç, A. K., 50 vjeç, S. Gj. 19 vjeç, R. V., 24 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, L. Sh., 20 vjeç, Y. A., 50 vjeç dhe E. R., 49 vjeç, pasi këta shtetas kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Flamurit” lagja nr.1, Sarandë. “–thuhet sot në komunikate ne shperndare nga Policia. Mesohet se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nje dite me parë protestues nag Saranda bllokuan trafikun përreth 30 minuta, duke i detyruar qytetarët të fikin makinat.

“Të na lejojnë të marrim frymë, po na e marrin frymën. Ajrin dhe frymën që po marrim po na e taksojnë. Shteti ka mundësi të ulë taksat. Kryeministri na tregon gjitonët. Greqia po subvencionon të gjithë qytetarët me lekë në dorë. Ai të ngrejë çmimet dhe ne të ulim pantallonat, kjo ka mbetur.”-cituan protestuesit burime nga vendi i ngjarjes . /SARANDANEWS.AL///

error: