SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Pas zgjedhjeve,nis menjëherë investimi i ri te ‘shatërvani’, i vlerësuar si “buzëkuq” në dëgjesën publike

Nga Matilda GËRXHUNI-sarandaNews.al

Ndërkohë që janë mbyllur zgjedhjet, ka nisur menjëherë investimi i ri te ‘shatërvani’, i vlerësuar si “buzëkuq” në një dëgjesë publike organizuar pak kohë më parë në sallën e bashkisë Sarandë.

Objekti është “Përirësimi i integruar urban turistik i Sarandës” në kuadër të programit “Projekt për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit” me një vlerë prej 698.947.305 lekeë.

Investimi në qendër të Sarandës ka për zhvillues FSHZH, (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) me financues BBotërore.

Projektues i investimit të mësipërm janë 4 studio ndërkohë që edhe supervizues jane po studiot e mesipërme.

Duhet thënë se projekti i mësipër u kontestua nga jo pa zëra gjatë një dëgjese publike në sallën e madhe të bashkisë Sarandë, edhe në praninë e kryebashkiakut aktualisht në detyre Adrian Gurma.

Burime nga ajo dëgjesë publike përfshirë edhe punonjës të Bashkisë e konsideruan invesitmin jo të nevojshm dhe prioritar përballë disa nevojave të tjera prioritare në Sarandë. Madje ky investim u konsiderua nga pjeslmarrlsit nl dlgjesln publike si “buzëkuq”./sarandaNews.al///

error: