Punimi i plazhit publik në Sarandë që parakupton edhe pasurimin e sipërfaqeve me rërë të re, proces që po zhvillohet aktualisht, është një ritul i përvitshëm që drejtohet nga bashkia e Sarandës.
Kjo është arsyeja që ditëlt e fundit disa kamionë dhe ruspa, janë parë të punojnë në këtë hapësirë publike buzë detit në Sarandë.
Sipas burimeve bashkiake pasurimi i plazhit publik me rërë është një nevojë si një shërbimi për të krijuar kushte sa më të mira për frekuentuesit e këtij aseti publik të rëndësishëm që ofron bashkia për çdo pushues që i drejtohet këtij plazhi.
Sipërfaqja e bregut te detit nga Zadra e notit deri te lokal Paradise, në afërsi të hotel Butrintit u caktua pesë vite më parë si sipërfaqe e plazhit publik në qytet me një urdhër të ish kreabashkiakut të asaj kohe Ardian Gurma, nisur nga tradita e qytetit për këtë hapësirë publike./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.