PD tha se ka nisur edhe në Sarandë përgatitja e procesit të primareve për të përcaktuar kandidatin që do të garojë për zgjedhjet lokale më 14 maj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e degës së PD Manjola Nikollo, theksoi se emri i kandidatët do t’i besohet antarësisë dhe simpatizantëve të saj.

“Partia Demokratike ia beson vendimmarrjen kryesore anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë kandidatët zyrtarë të PD për kryebashkiakë. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së zgjeruar u diskutua: Udhëzuesi i cili ka të bëjë me modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023”, shkruan Manjola Nikollo///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.