Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.