SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Përkujtohet 10 Maji, Dita Kombëtare e Rumanisë

Nga Eliza POPASCU

Është përkujtuar sot më 10 Maj, Dita Kombëtare e Rumanisë.

Organizator I këtij aktiviteti ka qenë Fondacioni Kulturor “Nicolae Iorga”, në Sarandë i kryesuar nga Pano Bakalli.

Me këtë rast, pranë bustit të Nikolae Jorgës në bulevardin dhe lulishten “Hasan Tahsini”, ku u zhvilluan një varg veprimtarish; morën pjesë përfaqësues të komunitetit vllah.(arumunë) nga rajoni i Sarandës dhe Delviëns, ambasadori I Rumanise në Shqipëri  Octavian Șerban, banorë të Sarandës, njerëz të mediave të jugut etj,.

Nga bashkia e Sarandës ka qenë I pranishëm në këtë event sekretari i prgjithshëm i saj, Elerion Gjoni.

Ceremonia  e këtij eventi, u hap simbolikisht me himnet kombëtare të Rumanisë dhe Shqipërisë, u pasua nga përshëndetjet e rastit nga Pano Bakalli, kryetar i Fondacionit Kulturor “Nicolae Iorga” dhe  ambasadori I Rumanise në Shqipëri,  Octavian Șerban,

Në keto përshëndetje është evokuar Dita e kombëtare e Rumanisë dhe rëndësia politike, historike dhe kulturore e saj.

Pjesë e këtij aktiviteti në Sarandë kanë qenë edhe mesha në gjuhën arumune(vllahe), e zhvilluar me këtë rast pranë bustit të historianit, akadamikut dhe albanologut Nicolae Jorga, e mbajtur nga kleriku me origjine vllahe, Gjergj Gjata si dhe një ekspozitë e pasur me fotografi dhe dokumenta kushtuar kësaj ditë te shënuar për rumunët dhe pakicat arumune(vllahe) që jetojnë kudo në botë./SARANDANEWS.Al///

error: