“Policia Bashkiake Sarandë konstatoi një rast të veprës penale të hedhjes së mbetjeve të ngurta në mënyrë të parregullt në territorin e lagjes “Kodër” . Policia Bashkiake, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj, ndërmori masa të menjëhershme për të neutralizuar këtë situatë të ardhur nga persona të papërgjegjshëm dhe për të siguruar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Masat e ndërmarra përfshijnë pastrimin e menjëhershëm të territorit të prekur dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale, me qëllim që të përforcohet respektimi i rregullave dhe ligjit në territorin tonë.
Policia Bashkiake Sarandë nisi procedurat administrative për të ndëshkuar autorët e këtij veprimi të paligjshëm. Persona të identifikuar si përgjegjës për hedhjen e mbetjeve të ngurta në mënyrë të parregullt do të përballohen me masa administrative të përcaktuara me ligj për të parandaluar këto sjellje të papranueshme dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit dhe komunitetit tonë.-thanë burime të kësaj Policie.
Ndërkohë, Policia Bashkiake Sarandë fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë në këtë përpjekje të përbashkët për të ruajtur pastërtinë dhe rendin në qytetin tonë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.