SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Prangoset autori qe plagosi me thike një 20 vjeçar

Policia ka bere sot ne mbrëmje arrestimin e nje personi qe plagosi me mjet te mprehte nje 22 vjeçar.

Policia tha se i arrestuari eshte autor i dyshuar i ngjarjes qe ndodhi sot ne oren 19.30 ne rrugen “Butrinti”kur mes te rinjve lindi nje konflikt per motive te dobëta..

Ne njoftimni e Policise thuhet se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Policia shtoi se “Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rre thanave te ngjarjes.///SARANDANEWS.AL///

error: