SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ President i Institutit të Bimëve Medicinale të Shqipërisë , Luan Ahmetaj: Pema e Piperit Roz në Sarandë, i vetmi ekzemplar në Shqipëri

Floristi dhe President i Institutit te Bimeve Medicinale te Shqiperise – Medalb Institut, Luan Ahmetaj vizitoi te premten bimem e Piperit te kuq ne Sarande. Pas mediatizimit te koheve te fundit te kesaj peme te rralle ne vendin tone edhe per faktin se ate e ka mbjelle Poeti yne Kombetar, rilindasi Naim Frasheri, tashme ajo po trajtohet me kujdes nga sektori i gjelberimit ne Bashki dhe specialisti Jashar Bello.

Ahmetaj u shpreh sot se “Kjo eshte pema e vetme e Piperit Roz ne Shqiperi, me emrin botanik “Schinus molle”.

Gjate vizites time ne Sarande une kisha si qellim qe te shihja nga afer edhe Pemen e Piperit, qe referuar dy akademikeve tane te shquar, Ahmet Osja dhe Moikom Zeqo, eshte sjelle ne kete qytet nga rilindasi dhe poeti yne Naim Frasheri qysh para nje shekulli.

Ne qender te qytetit, vetem pak metra nga bregu i detit dhe rreze nje ndertese tek ish Bar- Lulishte “Butrinti”, gjendet pema e piperit me lartesi rreth 15 m dhe me kurore te gjere rreth 10 m. Karakteristike biologjike e kesaj peme eshte qe jeton me teper se 100 vite dhe eshte me gjelberim te perhershem.”-thote floristi Ahmetaj.

Gje e mire qe ndesha qysh ne castin e pare qe u afrova tek kjo peme ishte se trungu dhe vendi perreth saj ishin duke u pastruar dhe punuar prej punonjesve te Ndermarrjes se gjelberimit te ketij qyteti, nen drejtimin e specialistit Jashar Bello, nje bashkestudent dhe koleg i imi i vjeter. Se bashku, shkembyem nje bisede rreth historikut dhe rendesise qe ka ruajtja dhe kujdesi qe duhet treguar per te vetmin ekzemplar qe gjendet sot ne vendin tone i species se piperit roze Schinus Molle.,- pohon specialisti Ahmetaaj njeheresh edhe President i Institutit te Bimeve Medicinale te Shqiperise – Medalb Institut.

Ai propozon qe pema e rralle te marre statusin e mbrojtjes “Monument Natyre” dhe, nga ana tjeter te shtohet dhe shumohet per vlerat e saj te perdorimit ne kulinari, ne mjekesi dhe ne zbukurimin e mjediseve urbane./

//

error: