SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE, Presidenti Meta : Koha për të rivendosur demokracinë

Kreu i shtetit, Ilir Meta tha ng Saranda se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do jenë referendum i popullit për të rivendosur demokracinë dhe rendin kushtetuese në Shqipëri.

“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit, por do të ketë klimë të përmirësuar pas 25 prillit, pas asaj dite, që unë e vlerësoj si një referendum i popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë, për të rivendosur rendin kushtetues që është tronditur shumë rëndë në këto vite”, u shpreh Meta gjatë një komunikimi me gazetarët në Sarandë. 

Aipas presidentit asnjë subjekt politik nuk do guxojë të ushtrojë presion mbi sjelljen dhe bindjen e elektoratit më 25 prill.

“Askush nuk do guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës apo të Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithëve që të votojnë kundër çdo force politike, e cila u bën presion qytetarëve me vendin e punës apo bukën e gojës dhe t’i ndëshkojnë tek kutia e votimit”, tha Meta.///

error: