SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Procedim penal për një shtetas italian me thikë në brez dhe për një tjetër për kanosje me mjet prerës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
• T. I., 32 vjeç, banues në Perugia, Itali, pasi më datë 04.07.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, Sarandë, është konstatuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, duke ecur në bulevardin e qytetit me një mjet prerës (thikë), të cilin e mbante të vendosur në pjesën e pasme të rripit të pantallonave. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
• A. M., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, Sarandë, ka kanosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Lushnjë.
• Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./SarandaNews.al///

error: