Eshte proceduar penalisht ne Sarande nje 46 vjeçari i akuzuara se ushtronte pa liçencë veprimtari financiare.
Sipas Policise,” Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Sarandë, sepse u konstatua se ushtronte aktivitetin në subjektin e tij bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës, i paregjistruar në organet tatimore dhe pa certifikatë fiskalizimi. -Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri