SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Procedohet penalisht Drejtori i Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit në bashki

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasin P. Zh., 40 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, me detyrë Drejtor i Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Sarandë.

Morivi i procedimit sipas burimeve policore eshtë: “pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. S., 55 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se shtetasi P. Zh. ka lejuar një firmë ndërtimi, të vazhdojë ndërtimin e një pallati në lagjen nr.4, Sarandë, pa dokumentacionin përkatës./SARANDANNEWS.AL///

error: