Në sallën e rikonstruktuar të Bashkisë u promovuan sot librat e shkrimtarit dhe piktorit Kostandin VogliË “Tregime humoristike” dhe “Fabula”, botim i Shtëpisë Botuese 2M , Durrës.

Merrnin pjesë krijues nga Saranda dhe Durrësi, miq të autorit, njerëz të medias, etj,. Ishte i pranishëm edhe krybashkiaku në detyrë, Adrian Gurma. Duke e marrë fjalën në këëtparaqitje për dy librat e rinj autori Kostandin Vogli foli për ecurinë dhe procesin krijues t tij si dhe për jehonën e librave që ai ka shkruar në prozë dhe poezi.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma i uroi suksese autorit dhe shprehu kënaqësinë që ai si titullar i Bashkisë kishte dhënë ndihmesë për mundësimin e botimit të librave “Tregime humoristike” dhe “Fabula” duke theksuar njëkohësisht se gjatë këtij mandati kemi punuar edhe për promivim e identitetit kulturor e artistik të Sarandës.

Moderatori i këtij aktivitetit kulturor , Thoma Nika, foli për rrugëtimin jetësor e artistik të autorit Vogli, ndërsa shkrimtari durrsak Spendi Topollaj dhe studjuesi Bardhyl Maliqi, u ndalen në aspektet artistike të krijimtarise të Kostanin Voglit në dy botimet e fundit.



Veprimtaria për promvimin e librave të autorit Vogli u përmbyll me dy momente: me dhurimin me autograf të librave nga K.Vogli për pjesëmarrësit dhe atmosferën me një koktejl urimi miqësor./sarndaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.