SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Protestë e banorëve të fshatit Manastir, kundër prishjes së shtëpive për Investim Strategjik.

-Banorët e fshatit Manastir, mbi plazhin e njohur Pasqyra, kanë dalë sot në protestë kundër vendimit për prishjen e shtëpive të tyre, të cilat rrezikojnë të shemben për t’i hapur rrugë një investimi strategjik. Sipas banorëve, ky vendim prek më shumë se 150 familje që jetojnë në këtë zonë prej rreth 30 vitesh.
Vendimi i miratuar nga KKRRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit) i hap rrugë ndërtimit të projektit “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, një zhvillim i shoqërisë “Premium Finance Invest” sh.p.k., i cili synon të transformojë zonën në një kompleks turistik luksoz.
Banorët pretendojnë se nuk janë konsultuar dhe e shohin këtë vendim si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës së tyre. Ata kërkojnë transparencë dhe drejtësi, duke theksuar se kanë ndërtuar shtëpitë me kursimet e një jete dhe se shumë prej tyre nuk kanë alternativa të tjera strehimi.(Nga sarandaweb).///

error: