Perkunder disa informacioneve te paverifikuara të cilat ende qarkullojne ne qytet dhe rajonin e Sarandes, mësohet se Qendra Shendetesore ne Sarande nuk eshte mbyllur, megjithese nje personel I saj, mjeke, ka dale pozitiv nga tesi i Covid-19.
Kjo u be e ditur sot per Radion “Saranda” dhe SARANDANEWS.AL nga vete drejtoresha e ketij institucioni dr.Hajrie Imera
“Është e vërtetë që mjekja pediatre ka dale pozitiv me codiv,-tha Imera. Mjekja është vetkarantinuar.Që ditën e martë nuk ka qenë në punë në shërbim të qytetarëve. –vuri ne dukje Nderkohe, Qendra Shëndëtësore me marrjen e rezultait pozitiv për mjeken, ka marrë masa për vetkarantinimin e infermiereve që punojnë me mjeke pediatren.

Dje pas ores 12.00, është kryer dezinfektimi i krejt mjedisev te Qendrës Shëndetësore. –tha ajo.Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, “Të entjen ne oren 07.30 ka rinisur normalisht funksionimi i Qendrës Shëndetësore duke shërbyer 9 mjeke dhe 12 infermiere, si gjithmonë, si çdo ditë që janë në shërbim të qytetarëve “- u shpreh dr.Hajrie Imera./R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit