Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Saranda se Ilir Meta ka hedhur informalisht kandidaturën në qarkun e Vlorës, ku zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL-së të cilëve u premton se do t’u nxjerrë njerëzit nga burgu dhe u kërkon mbështetje.
“Nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan dhimbje dhe vonesa të mëdha për vendin janë personazhe të historisë, personazhet e rastit të fundit, të flakëve dhe hirit janë jo vetëm gjallë por janë aktivë dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Meta, që është President i Republikës për fatkeqësinë e të gjithëve ne, dhe që ka vendosur informalisht kandidaturën në qarkun e Vlorës”, tha Rama.
Rama tha se Ilir Meta po zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL-së, që u premton lart e poshtë se do t’u nxjerrë njerëzit nga burgu.

“Atyre u kërkon mbështetje, i mbledh bashkë me Leskon e famshëm të fuçive të rakisë që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë Lumit të Vlorës në bagëti dhe me prokurorë e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetingu. Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hijenash duke u futur zgëqeve”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama tha se “nuk harrojnë që të mos lënë dy gurë bashkë për të nxitur me doemos sa më shumë rrëmujë, konfuzion, pasiguri duke arritur deri te nxitja e bllokimit të aktivitetit jetik të trafikut ajror të Republikës së Shqipërisë, pa dashur fare ta dinë për dëmin e madh që mund të sillte për vendin nga bllokimi i vaksinave”.
“Ky ishte një nga motivet më të forta, për të thënë se nuk ka më vaksina, dhe deri te bllokimi i lëvizjes së njerëzve që donin të dilnin e hynin dhe deri në bllokimin e arkivoleve. Ky është Ilir Meta sot për fat të keq, kandidati i opozitës në qarkun e Vlorës bashkë me Leskon”, tha Rama///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.