SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Rehabilitohet kompleksi i notit “Esat Mamaca”

Kompleksi i Notit “Esat Mamaca” në Sarandë ka tashmë ambiente të rehabilituara për sportistët e qytetit bregdetar dhe jo vetëm.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, inspektoi nga afër ambientet e brendshme të rikonstruktuara, si dhe ndoqi seancën stërvitore të notarëve të vegjël, të cilët trajnohen me profesionalizëm nga trajnerët e tyre.

“Falënderim për notarët e vegjël e mjeshtrat që i stërvisin ata, si dhe mbështetje maksimale edhe në të ardhmen për disiplinën e notit”, – tha Gurma.

Administratori i klubit shumësportësh “Butrinti”, Kosta Zaro, tha për ATSH-në se “përfunduam pastrim e pishinës natyrore që mban emrin e trajnerit “Esat Mamaca”, duke hequr disa mbeturina nga vendi i korsive të notit si goma, mbeturina etj”.

“Ndërkohë me këtë rast u bë edhe rehabilitimi i mjediseve të notarëve, dhomat e zhveshjes dhe mjedisi sportiv i notit ka marrë një tjetër pamje për të pritur zhvillimin e kupës së notit që do të zhvillohet në javën e dytë të shtatorit, ku pritet të marrin pjesë rreth 10 ekipe”, – tha Zara.

Kompleksi ka një fasadë, në të cilën është gdhendur basorelievi që simbolizon zhvillimin e sportit të notit në Sarandë, mbi të cilin është vendosur emërtimi i këtij kompleksi “Esat Mamaca”///ATSH//

error: