SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë

Rigels Dervishi u zgjodh sot kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë në Sarandë.

Zgjedhja e Dervishit përmbylli procesin zgjedhor në qytetin bregdetar për organet drejtuese të dhomave vendore të avokatisë ,pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

Mësohet se gara për postin e kryetarit u zhvillua mes kryetarit në detyrë, avokatit Merdan Nora, dhe avokatit Rigels Dervishi. Rezultati i votimi ishte 17 vota në favor të Dervishit dhe 12 vota për kryetarin në detyrë Merdan Nora.

Rigels Dervishi njihet ndërkohë edhe për aktivizmin qytetar në Sarandë. Ai ishte nga zërat kritikë për disa zhvillime urbane në qytet duke ndërmarrë hapa ligjorë përmes Gjykatës Administrative, ku ka kundërshtuar proceset që lidhen me tjetërsimin e pronave publike si dhe projektin e Ecokampusit, një çështje që vijon të ndiqet në rrugë gjyqësore.

Sipas rregullave të përcaktuara, Kryetari i zgjedhur bëhet automatikisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për shkak të funksionit, ndërsa një përfaqësues tjetër zgjidhet me votim nga radhët e avokatëve të dhomës vendore. Mësohet gjithashtu se këto zgjedhje të avokatisë. kishin të drejtë të votonin dhe të kandidonin vetëm anëtarët e Dhomës që janë pajisur me kartonin e avokatit për vitin 2025 ose 2026 dhe që nuk kanë papajtueshmëri ligjore me ushtrimin e profesionit të avokatit.

Burime pranë Dhomës së Avoktisë bënë të ditur gjithashtu se procesi zgjedhor u zhvillua në përputhje me kalendarin e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe me listat zgjedhore të përgatitura nga administrata e këtij institucioni.///

error: