SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Rikonstruksioni i shetitores hyn në një fazë të re

Puna për rikonstruksionin e shetiores së Sarandës, ka hyrë këto ditë në një fazë të re.

Paralelisht me ecjen e punimeve në segmentin e parë të shetiores, ka nisur puna edhe në segmentin e dytë, që shtrihet nga Sheshi i Limanit deri në zadrën e notit, në afërsi të porti detar.

Burime zyrtare vine ne dukje se Bashkia e Sarandes ka vepruar për hapjen e sheshit të ndërtimit për rikonstruksionin e lotit të dytë, duke patur mirëkuptimin e biznesit, për heqjen e kioskave dhe lokaleve. Kjo, ka mundësuar vendosjen e rrethimit të kantierit të ri, me rrjeta metalike, që shoqërohet me bllokimin e qarkullimit.

Puna ka nisur me pastrimin e nëndetit te limani i varkave të vogla, për të vijuar me zbatimin e detyrave të tjera të projektit,  i cili parashikon/ edhe atje sistem shkallësh,/shtrimin e tubacioneve të ujërave të zeza /dhe zëvendësimin e tubacionit të ujit të pijshëm për këtë zonë.

Projekti parashikon gjithashtu rikualifikimin e pjesës së Bar Limanit,/ që prek investimi i ri, përfshi edhe kinemanë verore.

 Pjesë e projektit që do të zbatohet është edhe sistemimi me një koncept të ri i fasadave të objekteve përgjatë këtij segmenti të shetitores, rikualifikimin e hapësirave të gjelbra që shrtrihen në këtë zone. etj,.

Lidhur me rikontruksionin e shetitores në tërë gjatësinë e saj, kryebashkiaku i Sarandes Adrian Gurma ka deklaruar se ajo do të jetë gati për sezonin veror 2021.  ///  

error: