Pas një ndërprerje disa vjeçare, rikthehet në Sarandë tradita e pyllëzimit.
Burime të Kabinetit në Bashkinë e Sarandës bënë të ditur se në kuadër të muajve të pyllëzimit, me datë 11.01.2024 ora 11.30, zhvillohet aktiviteti i mbjelljes së fidanëve të llojit pishë e butë në zonën e Lëkursit.
Sipas shefes së Kabinetit Eliana Shkurti, “Viti 2024 është shpallur viti i pyllëzimit, ndaj dhe Bashkia Sarandë ju fton të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sensibilizues e kontribues direkt në mbjelljen e 200 fidanëve të parë për këtë vit.”//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri