- -Rruga Nr.6 ne Sarandë nuk parashikohet në buxhetin e vitit 2022.
- Kjo u be e ditur nje dite me pare gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak (te fundit per kete vit) e cila, e vleresuar si me e rendesishmja mbledhje e vitit 2021; iu kushtua diskutimeve dhe miratimit te buxhetit per vitit e ri 2022.
- Me perfundimin e rruges nr.5 ( emertuar me pas “Gjergj Araniti”); u mendua se aksi i kesaj rruge, do te zgjidhte mjaftueshem si nje unaze, qarkullimin e automjeteve, vecmas ne kohen e pikut(fluksit) ne sezonin turistik veror.
- Por u mjaftuan zhvillimet e viteve te fundit per te treguar se ky aks, eshte i nevojshem por i pamjaftueshem per levizshmerine ne qytetin turistik.
- Ne nje tjeter veshtrim, ne territorin mbi rrugen nr.5, jane me dhjetra sheshe ndertimi te perfituara nga banret e Sarandes me vendime te ndryshme te keshillave bashkiake. Mungesa e infrastruktures rrugore ne kete pjese, te territorit te Bashkise i ka lene “ne gjume” dhe te pazhvilluara keto prona(sheshe) ndertimi.
- Ende, nuk dihet se kur do te perfshihet aksi i rruges nr.6 ne buxhetimet lokale apo ne ndonje forme tjeter me financim nga FSHZH, etj,./SARANDANEWS.AL///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit