SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Sapuni artizanal “Santa Sophia”, drejt regjistrimit të markës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, shprehet se, regjistrimi i markës, mbron biznesin dhe siguron autenticitet në treg.

Ministrja solli shembullin e Valentinës e cila është një sipërmarrëse nga Finiqi me 16 vite përvojë në treg.

“Ajo tashmë ka një fabrikë, ku përveç përpunimit të vajit të ullirit krijon edhe sapunin artizanal “Santa Sophia””, u shpreh Denaj.

Teksa vuri në dukje se, falë kontributit në zhvillimin ekonomik të fshatit Dërmish dhe me qasjen miqësore ndaj mjedisit është një shembull suksesi e grave sipërmarrëse.

“Së shpejti ajo do të aplikojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave Industriale për të regjistruar markën e produktit”, tha ministrja.///

error: