SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Së shpejti, kurs i Kuzhinës për vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla”

-Së shpejti, n ë Sarandë nis një kurs i Kuzhinës për vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla”.

“SOT MËSOJMË, NESËR NDËRTOJMË”. Kjo eshte motoja e kesaj nisme te inicuar nga veprimtarja Dallandyshe Hyseni (sot emigrante në Itali) .

Hyseni bëri të ditur për SARANDANNEWS.AL se më 8 Janar 2022 fillon kursi i Kuzhinës për Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” Sarandë.- Kursi, do të përfshije sipas dëshirës fëmije të moshave nga 8 deri në 13 vjeç. Synohet mësimi i njohurive bazë të kuzhinës dhe shërbimit.

Sipas Hysenit, kursi do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Hotel Bar Restorant “Tatzati” në Sarandë.

Por Hyseni fton në këtë nismë edhe mbështetës të tjerë.

“Falë mbështetjes dhe kontributit tuaj bëjmë të mundur vazhdimësinë e këtij kursi, i cili do t’ju shërbejë fëmijëve për t’u përgatitur për jetën dhe për një të ardhme më të mirë, për veten dhe shoqërinë . Kontributi juaj edhe më i vogël, mund të bëjë diferencën,,-thote Hyseni, duke ofruar edhe një adrese në faqen e saj në FB .

Ky është kursi i dytë profesional që inicon Dallandyshja, kjo vajze vullnetare sociale e cila e prej disa vitesh punon në emigracion në Itali .

Në fund të muajit dhjetor perfundon kursi i rrobaqepësisë, me fëmijët e “Vangjel Pullës” në Sarandë. //SARANDANEWS.AL///

error: