SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Sekuestrohen mjete piroteknike , procedohen penalisht dy shtetas

Policia e Sarandës, në vijim të kontrolleve për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, sekuestroi 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare.

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme/(Maela MARINI).///

error: