Nje i ri 19 vjecar u plagos sot ne qytetin e Sarandes. Burime policore bene te ditur se ngjarja ka ndodhur pa nje sheri per motive te dobeta.
Pas plagosjes me thike, mesohte se 19-vjeçari me inicialet P. A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” .
Nderkohe qe kane nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe per te ndaluar M.B.,autorin e dyshuar te kesaj vepre penale.
Burime spitalore bene te ditur per Radion “Saranda”se gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.
Nga Deklarata e policise”
“Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia. ////SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit