SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Shetitorja e re pritet te jete nder me te frekuentuarat ne Shqiperi

Shetitorja e re e cila ka hyre ne nje faze te rendesihme te ndertimit pritet te jete nder me te frekuentuarat ne Shqiperi gjate sezonit turistik.

Kjo u be e ditur nga burime zyrtare te FSHZH . “Gjate sezonit turistik shëtitorja e Sarandës mund të jetë një prej shëtitoreve më të vizituara të Shqipërisë. Mbipopullimi gjatë verës ka sjellë domosdoshmërinë e një infrastrukture publike moderne, për t’ju përgjigjur kërkesës në rritje për më shumë shërbime dhe hapësira për banorët dhe turistët.

Në këtë objekt punimet po vazhdojne me ritme të mira. Ka filluar shtrimi me pllaka guri në Shëtitore. Aktualisht vijon vendosja e kesonave b/a në bazamentin e detit dhe hedhja e shtresës së betonit me zgarë hekuri nën shkallet e vendosura. Vazhdon përgatitja e hekurit për trarët e betonit dhe mbushja me dhe, për mbjelljen e pemëve.  Njëkohësisht po vijojnë punimet për rrjetin elektrik e ndriçimit, si dhe ndërtimin e pusetave të ndriçimit.

Sipas Fondit Shqiptar te Zhvillimit “Projekti identifikon disa zona të rëndësishme si: segmenti nga fillimi i shëtitores ‘Hasan Tahsini’ te zona e Limanit, ku rrënojat e ruajtura dhe më të rëndësishme janë ‘Porta e hyrjes së Onhezimit’, zona përreth Hotel Republika ku janë rrënojat Romake dhe Zona përreth Shkallareve ku mendohet të kenë qenë muret e Kështjellës së Onhezimit.

Me financim të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore, ky projekt synon rivitalizimin total të zonës me standardet më bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne të denjë për të ashtuquajturin “Portin e Jugut”. ///

error: