SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Shpallen në kërkim tre të rinj, goditën 22-vjeçarin nga Metoqi.

sTre të rinj sarandiotë u shpallen në kërkim pasi dhunuan fizikisht një 22-vjeçarin nga Metoqi. Ngjarj ndodhi një ditë më parë në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasit N. B., 20 vjeç, L. Q., 20 vjeç dhe B. O., 18 vjeç, banues të tre në Sarandë, pasi më 13.03.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe grushte shtetasin Sh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Metoq.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.///

error: