SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Shpallet në kërkim 44-vjeçari, i akuzuar se goditi me sende të forta një person në ambientet e një lokali.

-Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.///

error: