Adil Duka është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë, ndërsa në makinë veç lëndës narkotike iu gjet edhe një pistoletë. Në aksin rrugor “Sarandë – Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, policia lokalizoi makinën e dyshuar tip “Benz” dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.
Pas bllokimit të mjetit është arrestuar në flagrancë e drejtuesin, Adil Duka, 21 vjeç banues në Rusan, Delvinë, dhe e pasagjerin Amarildo Basha, 22 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik të Adil Dukës dhe në makinë, policia gjeti dh sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).
Ndërsa në banesën e Adil Dukës policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë. Nga veprimet hetimore dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka patur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.