Një skenë si në filma ka ndodhur në Sarandë në rrugën Butrinti në pedonalen e qytetit.
Policia ka ndaluar një automjet tip Porsche Panamera ku ndodheshin tre persona.
Teksa policia është afruar për të bërë kontrollin një ri prej të të rinjve së bashku me një çantë është hedhur në det për t’i shpëtuar policisë.
Dy personat e tjerë u ndaluan menjëherë dhe u shoqëruan në komisariat nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë “Shqiponja”. Ndërkohë, për kapjen e të riut që tentoi arratisjen, u përfshi edhe një mjet lundrues i Policisë Kufitare, që bëri të mundur ndalimin e tij pas disa minutash ndjekjeje.
Dyshohet se i riu u hodh në det për të zhdukur sendet e paligjshme.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.