Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një turiste ukrainase është mbytur.
Ndërkohë një qytetar ka arritur të shpëtojë vajzën e saj, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, në një komunikim për mediat bëri me dije se thotë se turistja 44-vjeçare mbërriti në spital pa shenje jete.
“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë, por nuk arritëm ta rikthenim në jetë. Vajza 18-vjeçare, edhe ajo erdhi në gjendje kome, por pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore, pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”,-tha Edmond Breshanaj.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.