Tradita dhe kultura çame u manifestuan sot në skenën e vogël të Bashkisë në një aktivitet ku manifestuan të rinjtë në nje shfaqeje komplekse te titulliar “Sofra Çame 2“
Të rinjtë e grupeve artistike çame nga Konispoli dhe Saranda sollën në skenë traditën dhe historinë, përmes manifestimit kulturor të shpirtit çam.


Një nga organizatoret e eventit, Aleksandra Maze, theksoi se tradita çame ka rrënjë të thella dhe meriton të ruhet e të përcillet te brezat e rinj.





Dafina Allkushi, mësuese e një pjese të nxënësve organizatorë, e vlerësoi Sarandën si një qytet me bashkëjetesë të pasur kulturore dhe respekt për të gjitha komunitetet.
“Të flasësh për Çamërinë dhe të nxjerrësh në skenë vlerat e saj do të thotë të ruash dhe të përcjellësh jetën e një populli. Është emocionuese dhe frymëzuese të shohësh në skenë shpirtin dhe trashëgiminë çame,” – u shpreh ajo.
Sipas burimeve të stafit organizator, të këtij eventi kulturor ky aktivitet të mos mbetet një ngjarje e izoluar, por të kthehet në një traditë të përvitshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri