SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Sot mbyllet Panairi i 13-të Kombëtar i Suvenireve me qasje Mjedisore “Saranda-2025”. Çmimi i parë shkon në Prizren.

Sarandë. Sot mbyllet Panairi i 13-të Kombëtar i Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore “Saranda-2025”. Çmimi i parë shkon në Prizren.

Gjatë ceremonisë tradicionale të promoviit dhe ndarjes së çmimeve të këtij eventi që u zhvillua ne mjedisin e jashtëm të lokalit “NASTO”, nga drejtori ekzekutiv i AJMMI-t dhe drejtues i Panairit, Shkëlqim Hajno u vunë në dukje disa veçori të edicionit të 13-të të këtij Panairi dhe më pas. sipas tradites 13-vjeçare, nisi ndarja e çertifikatave të pjesëmarrjes dhe ato të çmimeve.

Me çmimin e parë u vlerësua artizania nga Prizreni Taibe Agushaj e shoqatës “Medica Gjakova” me motivacionin: “Për ruajtjen dhe zhvillimin e traditës së artizanatit shqiptar në punimet e dorës dhe përcjelljen e këtyre vlerave me mjeshtëri të lartë artistike “.

Me çmimin e dytë u vlerësuan artizanet: Anila Onjea (Sarandë) dhe Ajshe Isufi (Prishtinë)

Me çmimin e tretë Florie Morina (Prishtinë), Anila Sinani (Pogradec) dhe Burbuqe Çollakaj (Prizren). Në këtë ceremoni nje numër artizanesh u vlerësuan edhe me çmimin “Mirënjohje ” për kontributin e gjatë e cilesor në këtë event kombëtar trembëdhjet vjeçar.

Sipas nëndrejtorit të Panairit Shkëlqim Selmani “Eventi Panair “SARANDA-2025″përmbyllet sot. diten e diel, më 7 shtator duke shënuar një tjetër faqe të larmishme të promovimit të traditave mbrëshqiptare në shëtitoren “N.Frashëri” buzë detit. Sipas rregullores së këtij eventi kombëtar president i Panairit eshte kryebashkiaku i Sarandës. President i Panairit “Saranda 2025” është Oltion Çaçi./ (FOTOT: Elvin Çukari)//

error: