SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Sot zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Sot në mesditë në Sarandë zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Duisa nga problematikat që diskutohen sot me theks për interesin publik janë: Ecuria e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak; raporti mbi ecurinë e sezonit turistik 2024 dhe problematikat e vërejtura;

P/vendimi “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2025”; Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit  Bashkiak ”; P/vendimi “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën Janar – Dhjetor 2025; P/vendimi “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Tetor 2024”

Një Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë Sarandë dhe Informacioni në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, restaurimin e kinoteatrit të qytetit dhe informacion mbi Eco Campusin, priten gjithashtu me shumë interes nga publiku i gjerë i qytetit.

Arsyet e një terri të trashëguar mbi restaurimin e Kinoteatrit të qytetit dhe mungesa e spjegimeve nga Ministria e Arsimit për Eco Campusin, që përfundoi së ndlrturi tri mandate vendore më parë por ende nuk vohet në funksion; priten me interes të veçantë nga banorët e Sarandës./saradaNews.al///

error: