SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-SPAK Konfiskon Hotelin “Harbour”.Pasuri nga aktiviteti kriminal

SPAK ka konfiskuar ne Sarande Hotelin “Harbour” si pasuri qe buron nga aktivitetet kriminale.

Me nje vendi te fundit SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme të konfiskojë pasuritë e Armand dhe Gerti Markut, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Duke qene se mundesite e te ardhruave te fa,iljes Marku . Sipas SPAK këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal që ata kanë ushtruar në shtetin fqinj (Itali) Pasurite familjare te Markove nuk i justifikojnë pasuritë e vëna se burimet e të ardhurave të tyre .

Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma  për veprën penale “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjykata e Milanos më herët ka dënuar Armand Marku  me 6 vjet e dy muaj heqje lirie për trafik narkotikësh dhe bashkëpunim në krim.

Pas nje hetimi te thelluar mesohet se SPAK kërkoi nga GJKKO konfiskimin e një hoteli në Sarandë, një pishine po në Sarandë, dyqan në Tiranë dhe një trualli. Me sakte pasuritë e Armand e Gerti Markut dhe familjarëve të tij, që SPAK kërkon konfiskimin jane:

1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosko, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.  /SARANDANEWS.AL///

error: