-Nga data 15 korrik deri më 15 gusht do të zhvillohet Porto Palermo Festival.Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thekson se ky festival do të pushtojë Jugun e Shqipërisë.Margariti shton se do të jetë një festë e madhe në 30-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Itali, që me iniciativën e violinistit Olen Çesari, do të mbledhë në kështjellën e Ali Pashës në Himarë, muzikantë nga dy vendet tona.
“Le të jetë ky muaj një fillim i ri pas periudhës së vështirë që kaluam gjatë pandemisë COVID-19”, thekson Margariti.
Më 12 korrik u mbajt një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së Porto Palermo Festival, organizuar nga muzikanti i madh italo-shqiptar Olen Çesari me mbështetjen e Ambasadës dhe Festivali do të shohë pjesëmarrjen e muzikantëve të rëndësishëm italianë dhe shqiptarë.
“Marrëdhënia e veçantë që lidh Shqipërinë dhe Italinë ushqehet nga shumë aspekte, duke filluar nga sporti, në ekonomi, në kulturë, në muzikë. Me këtë event ne festojmë tridhjetë vjetorin e miqësisë mes dy vendeve. Është edhe shenjë e rimëkëmbjes pas një periudhe të errët të shënuar nga pandemia. Falënderojmë Olen Çesarin, që përmes muzikës ka bërë të mundur ndërthurjen e dy popujve dhe dy kulturave”, theksoi ambasada e Italisë në Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI