SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Strukturat e PS, Kryebashkiaku dhe deputeti i Vlorës caktohen si të deleguar

Në PS e Sarandës ka nisur puna për fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel. Kryebashkiaku Vlores Dredha se bashku me homologun e tij Oltion Çaçi kane zhvilluar disa takime ne Ksamil.

“Vijojme takimet me organizatat e Partisë Socialiste, në Ksamil,  së bashku me te deleguarin e Asamblesë Kombëtare, Kryetarin e Bashkisë Vlorë Ermal Dredha , me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.

Sipas burimeve të PS-s, procese të tilla janë garanci e sukseseve të njëpasnjëshme elektorale të forcës sonë politike”, thuhet ne njoftim. Ndersa deputeti i Vlores Ilir Metaj se bashku me kryetarin e deges se PS Sarande Eleron Gjoni jane ndalur ne Gjashte, Metoq, dhe Çuke

“Sarandë, Vijojmë takimet me organizatat e Partisë Socialiste, në Gjashtë, Metoq, Çukë së bashku me te deleguarin e Asamblesë Kombëtare, deputetin Ilir Metaj , me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel. Procese të tilla janë garanci e sukseseve të njëpasnjëshme elektorale të forcës sonë politike”, shkruan dega e PS Sarande.///

error: