“ Klubi i Krijuesve Jonianë” Sarandë , në bashkëpunim me shtëpinë botuese ‘ ONUFRI “ , organizojnë më 26 gusht , ora 11.00 një takim poetiko-letrar me krijimtarinë e poetit të mirënjohur Niko Kacalidha.
Sipas kryetarit ë këtij Klubi, Hekuran Halili eventi kulturor do të zhvillohet në Galerine e arteve pamore “ARTSaranda” dhe pritet të marrin pjesë krijues , kritikë letrar , mësues të letërsisë dhe dashamirës të letërisë.
Halili duke folur për këtë zhvillim theksoi se pjesëmarrja është e lirë.
Shtëpia botuese “ONUFRI “ është nga entet e mirënjohura botuese në hapësirat shqiptare. Themeluesi i “shtëpisë botues”ONUFRI”-t dhe drejtor ekzekutiv isaj është Bujar Hudhri, njëherësh botues ekskluziv i veprës së gjeniut të letrave shqip. Ismail Kadare.
“Heraldikët e borës” është një përmbledhje poetike e botuar në shqip nga Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë, në vitin 2022. Vëllime më të hershme poetike të Kacalidhës janë “Shtëpitë tona në jug” si “Fjalë të thëna në pranverë” publikuar në Shqipëri (viti 1970).,“Eliksiri i gurit”,.etj,.
Formati i mësipërm i takimit mes autorit, botuesit dhe lexuesve, vjen edhe si një nismë e veçantë e Klubit te Krijuesve Jonianë për një autor të mirënjohur sarandiot i botuar tashmë veç Shqipërisë medhe ne disa vende të tjera si Greqi, Qipro, etj.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.