SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Taksixhinjtë protestojnë sërish para bashkisë

Shoferët e taksive në Sarandë protestuan sërish para bashkisë duke kërkuar ndërprerjen e dhënies së liçensave të reja dhe funksionimin e taksive të palicensuara, të cilat po dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

“Kërkesat tona janë: Ndalja e licencave të reja, rikthimi i vendeve të parkimit, kontrolli mbi taksitë nga jashtë territorit dhe njohja e të drejtës së trashëgimit të shërbimit taksi”,u shprehen ata.

Një tjetër kërkesë e tyre lidhej edhe me vendosjen e stacioneve të dedikuara për taksitë në zona kyçe të qytetit, për të shmangur kaosin dhe vështirësitë në parkim.

Taksistët paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ata do të përshkallëzojnë reagimin e tyre deri përpara Kryeministrisë. “Bashkia po injoron kërkesat tona. Ne nuk do ndalemi, do protestojnë dhe në Kryeministri”, thanë ata.///

error: