SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Tango në Bulevard…Bashkia mundëson një tjetër surprizë

Tango në Bulevard….TANGO NE KAVALETE – EKSPOZITE- Keshtu eshte cilesuar aktiviteti i veçantë i ketij lloji qe do te realizohet te dielen ne Shetitorene re te Sarandes.

Pas disa aktiviteteve te fundit qe “promovuan artistikisht” Shetitoren e re, duket se Bashkia e Sarandes ka mundesuar nje tjeter risi ne kete mjedis, destinacion i preferuar turistik.

Eshte Shoqata Kulturore Swiss Albania Event, me qendër në Lausanne të Zvicrës, e cila në bashkpunim me artistë të diasporës, deklaron të hapur projektin : ¨ Diaspora në Atdhe ».

“Ekspozita « Tango ne Kavalete » me artisten Amantia Rrokaj, sjell për herë të parë në Shqipëri diçka krejtësisht ekologjike. – tha per SARANDANEWS.AL gazetari Thoma Nika shef i Kabinetit të Bashkise mikpritese bregdetare.

Mesohet se kavaletat dhe pikturat qe do te ekspozohen si nje surprize te dielen turistike te shetitoren e Sarandes janë krijime tërësisht origjinale, të bëra me produkte të ricikluara.

Zonja Rrokaj është e prekur nga një sëmundje kronike dhe punimet e saj ia dedikon kryesisht shoqatave kulturore dhe humanitare, që punojnë ne ndihmë të të semurëve si ajo. Gjithashtu arti për të, është një mënyrë për të treguar, që sëmundja nuk është aspak pengesë për të shprehur talentin brenda saj.

Ky projekt është mundesuar në bashkpunim me disa nga bisneset vendase në Shqipëri, të cilët mbështesin artin dhe promovimin e tij. Behet e ditur se një kontribut të vyer kanë dhënë ne Sarande edhe : Bar Restorant Limani , Finikas Lines, kompania Autobuzave Athinë – Sarandë , Butrinti Travel & New Horizon(qe do realizojnë transportin e veprave nga Athina në Sarandë) si edhe institucionet e qeverisjes lokale në Sarande, të cilët përkrahin me deshirë artistët shqiptarë në Diasporë dhe jo vetëm. /SARANDNEWS.AL///

error: