SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Tendë për refugjatët ukrainas në Sheshin “Nënë Tereza”…

Një tendë nga UNICEF u ngrit sot paradite në Sheshin “Nënë Tereza”.

Burime te SARANDANEWS.AL mësuan se tenda e ngritur në zemër të qytetit është dedikuar për refugjatët ukrainas qe me gjasë, mund të mbërrijnë edhe në jugperëndim të Shqipërisë tani që lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e tretë të saj.

Në kushtet kur ende nuk dihet edhe sa kohë do të zgjase agresioni rus mbi Ukrainën, kur sot kryequteti ukrainas Kiev, ndodhet nën shënjestrën e raketave ruse mbi civilet, dhe kur janë vrarë deri me sot mbi 1000 civile dhe 85 fmiië ukrainas, duket se masat e UNICEF shkojnë në drejtmin e duhur.

UNICEF (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet), u themelua në vitin 1946.fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës.

Sheshi “Nënë Tereza”ne Sarande eshte bere edhe më pare vendi i mikpritjes se refugjateve te luftes.

Në verën e vitit 1999, në këtë Shesh sarandjotët pritën qindra bashkombas kosovarë të deportuar me forcë nga regjimi gjakatar i Milosheviçi .

UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme./SARANDANEWS.AL///

error: