Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore në Sarandë që të mos e ndëshkohej me masë administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Por është proceduar penalisht një 25-vjeçar, drejtuesi i automjetit.
Policia tha se “Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të masave për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve gjatë sezonit turistik, kanë shtuar kontrollet edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit që janë burim aksidentesh. Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, nga monitorimi i kryer me mjetet bashkëkohore që Policia ka në dispozicion, është konstatuar një drejtues automjeti që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasin Xh. L., banues në Sarandë dhe në momentin që i kanë komunikuar masën administrative, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash, që të mos ndëshkohej me masën administrative për shkeljen e kryer.
Punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar menjëherë në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin Xh. L., 25 vjeç, banues në Sarandë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 25-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore Sarandë apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, si dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit