SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ U aksidentua me motor, ndërron jetë 70-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Livadhja (bashkia Finiq) një 70-vjeçar i aksidentuar me motor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Livadhjase.

Kristo Kotika 70-vjeç ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një bordurë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës me plagë të shumta në kokë dhe trup.

Ndonëse ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.///

error: