SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Sarandë: UNDP dhe Bashkia zgjodhën 2 OJF fituese në Thirrjen e parë publike të projektit ReLOaD2

Teuta GJAKOVA-

-UNDP dhe Bashkia e Sarandës, e interesuar drejtpërdrejt dhe dhe pjesëmarrëse me dy anëtarë në komisionin përzgjedhës, kanë  shpallur 2 OSHC (Organizata te Shoqërisë Civile)  fituese në Thirrjen e parë publike të projektit ReLOaD2 .

ReLOaD2 është Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në vendet e Ballkanit Perëndimor 2 që fokuson në këtë Thirrje –tip konkursi bashkinë e Sarandës.

Në një komunikim zyrtar PNUD thekson se Komisioni I vlerësimit është ngritur me urdhër të Kryetarit të Bashksië Sarandë Adrian Gurma dhe se ne nje mbledhje të organizuar në datat 2-3 shkurt 2022 ka vlerësuar aplikimet e dorëzuara në këtë Bashki.

Sipas përzgjedhësve nga 7 organizata të shoqërisë civile dhe subjekte të tjera pjesëmarrëse, vetëm 2 OSHC  janë shpallur fituese nga Komisoni i kryesuar nga kreu i Bashkise Sarandë, Adrian Gurma : OJF “Jobis” me projektin ;”Ndarja e mbetjeve në burim” dhe  Shoqata “Jona” me projektin “Respekt dhe dinjitet për gratë dhe vajzat”.//SARANDANEWS.A///

error: