Qeveria ka financuar 28 miliardë lekë për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e bizneseve të vogla dhe konsumatorëve familjarë.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë financim të vendosur në kuadër të Paketës së Rezistencës Sociale, i cili shkon për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë.
Në total janë 726 mijë familje dhe 95 mijë biznese të vogla që mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, si rrjedhojë e mburojës financiare të vendosur nga qeveria.
Në tregjet ndërkombëtare energjia elektrike është rritur nga 52 euro për megavat-orë një vit më parë, në 550 euro për megavat-orë.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi