SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë, veprimtari e Unionit të Gazetarëve “Media 2026. Pushteti i publikut”

Sot Unioni i Gazetarëve Sarandë, zhvilloi veprimtarinë “MEDIA 2026, PUSHTET I PUBLIKUT”
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm gazetarë të rajonit të Sarandës si dhe nje grup kolegësh nga Gjirokastra. Ishte i pranishem edhe kreu i Unionit te Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa.

Në programin e zhvilluar u përfshi edhe një pritje dhe bashkëbisedim i gazetarëve me kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi. Në këtë takim Çaçi bëri nje projeksoin të investimeve më të rëndësishme që pritet të realizohen gjatë 2026-ës në fushën e infrastrukturës duke iu dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

Më tej, grupi i gazetarëve gjatë nje vizite ne subjektin “Isaku” ne fushen ne Vrionit të shoqëruara nga administratori Isamil Sinani , u njoh me aspekte te zhvillimit të investimeve në fushën e përpunimit te vajit te ullirit dhe verërave nga kantina “Sinani” dhe, ecurine e saj nga fillimet ne vitin 1992 deri më sot, duke përshkuar një rrugëtim të vështirë dhe nga më të suksesshmit në vend, duke përfshirë vitet e fundit edhe agroturizmin e duke u shndërruar për mijëra vizitorë të huaj si nje destinacion turistik i veçantë në Shqipëri.

Eventi i gazetarëve u përmbyll me ndarjen e disa çmimeve vjetore për kolegët nga kryetari i degës së Unionit për Sarandën Thoma Nika dhe Eermir Hoxha. /sarandaNews.al///

error: